Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Maseil-ul-Imam Ahmed (3/1010-1011)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1379 – Unë e pyeta babanë tim lidhur me kujdestarin që lejon një burrë tjetër ta kurorëzojë gruan për të cilën ai është kujdestarë. Gruaja pajtohet dhe ky burrë e kurorëzon atë. A është ky veprim i vlefshëm?
Babai im u përgjigj: Nëse ai është kujdestari dhe askush nuk është më afër se ai në radhë, dhe ai lejon një burrë tjetër që ta kurorëzojë atë dhe ajo e pranon këtë, atëherë martesa është e vlefshme.
I thashë: Është një kujdestar që është më afër në radhë.
Ai u përgjigj: Kujdestari më i afërt ka më shumë të drejtë për të kurorëzuar (vajzën). Atij i lejohet që ta kurorëzojë atë nëse ajo pajtohet me këtë. Nëse gruaja ka qenë e martuar më parë, nuk ka asnjë mospajtim tek dijetarët që ajo nuk do martohet pa lejen e saj.