Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kujt duhet t’i jepet zekatul-fitri? – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Muntaka (2/316)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë punoj në këtë vend. A më lejohet të paguaj zekatul-fitrin këtu apo në vendin nga unë vi?
 
Përgjigje: Është përcaktuar që të paguhet zekatul-fitr në vendin në të cilin gjindesh kur Ramazani përfundon pasi që zekat-ul-fitri është i lidhur me vendin. Nëse muslimani gjendet në një vend dhe Ramazanit i afrohet fundi, ai ia jep zekatul-fitrin të varfërve të atij vendi. Mirëpo nëse ai do të kërkonte nga dikush i afërm që të paguajë zekatul-fitrin për të në vendin e tij, kjo gjë është e vlefshme. Megjithatë, është më mirë të bëhet ajo e para, dhe Allahu e di më mirë.

Nëse dikush gjendet në një vend në të cilin nuk ka musliman apo ka vetëm musliman të pasur dhe nuk kanë të drejtë të marrin zekatul-fitrin, atëherë duhet t’i dërgohet vendit më të afërt në të cilën ka musliman të varfër.

Shpërndaje: