“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kundërshtimi i hizbive ndaj thirrjes Selefite: Ku janë pasuesit tuaj?

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1010)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur isha në Damask dhe diskutoja me disa hizbijun si Ikhuanul Musliminët dhe Hizb-ut-Tahrir, ata e kishin zakon të më thonin:

“Çfarë bën këtu me të vërtetë? Nuk ka asnjë grup të njerëzve rreth teje. Nuk ka të rinj rreth teje. Ti lexon vetëm libra të vjetra (të Selefëve).”

U përgjigjesha i qetë atyre se, unë mendoj se jam duke kryer një obligim, unë jam mësues i fëmijëve të vegjël në mejtep. Unë e kryej këtë obligim. Çfarë dëshironi që unë të bëj? Unë nuk mund të bëjë më shumë se kaq. A dëshironi që unë të lë këtë veprim dhe në vend të tij të filloj të jetojë pa qëllime? Apo të vazhdoj me punën time? Ata heshtnin dhe nuk thoshin asgjë. Pra, unë duhet të vazhdojë me punën time. Sikurse ju të gjithë e dini, kjo punë ka dhënë fryte në botën islame dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

Shpërndaje: