Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kuptimi i bidatit dhe llojet e tij

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është bidati dhe a ka lloje të ndryshme të tij?”

Përgjigje: “Bidat është çdo veprim adhurimi i cili është në kundërshtim me Sheriatin; kjo quhet bidat. Pra, çdo adhurim me të cilin njeriu dëshiron t’i afrohet Allahut , por që Allahu nuk ka zbritur argument për të quhet bidat, siç është festimi i ditëlindjeve, festimi i ‘Israsë dhe Miraxhit’, festimi i natës se parë ‘Rexheb’, që njihet edhe si ‘Regaib’. Të gjitha këto janë bidate. Gjithashtu, ndërtimi mbi varre, dekorimi i xhamive me kupola është një bidat dhe një e keqe, po ashtu është një nga arsyet drejt shirkut dhe burimeve të tij. Të gjitha këto janë humbje pa marrë parasysh se çfarë lloji janë (të bidatit), siç ka thënë profeti salAllahu alejhi ue selem: 

“Çdo bidat është humbje.” 

Kjo është e vërtetë, që të gjitha bidatet janë humbje.”

Shpërndaje: