Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kuptimi i fjalës “arritje” në ajetin: “Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi).”

Imam Ali bin Ala-id-Din bin Ebil-´Izz el-Hanefi (v. 792)

Burimi: “Sherhul-‘Akidetit-Tahauijjeh”, 2/633-634

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Komentuesit e Kuranit, janë në mospajtim në lidhje me fjalën “arritje (Vurud)” në fjalën e Allahut (Te’ala):

وَإِن مِّنكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا كَانَ عَلَى رَبِّكَ حَتْمًا مَّقْضِيًّا

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt.” 1

Ku është për qëllim arritja?

Mendimi më i afërt është se ajeti ka të bëj me kalimin mbi urën e Siratit. Pastaj, në ajetin vijues thuhet:

ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوا وَّنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا

“Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë pasur frikë Allahun dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.” 2

Në një hadith që transmetohet në Sahihun e bukharit, i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) thotë:

و الذي نفسي بيده ، لا يلج النار أحد بايع تحت الشجرة قالت حفصة : يا رسول الله ، أليس الله يقول : وَإِن مِّنكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا ؟ فقال : ألم تسمعيه قال : ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوا وَّنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا

“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do ta prek zjarri askënd që është besatuar nën pemën.” Hafsa i tha: “O i Dërguar i Allahut, a nuk thotë Allahu: “Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi)”?” Ai tha: A nuk e ke dëgjuar Allahun të thotë: “Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë pasur frikë Allahun dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të”.”

Në këtë hadith, i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tregon qartës se, arritja tek Xhehenemi nuk do të thotë edhe futjen në të. Gjithashtu, që të shpëtosh nga e keqja nuk do të thotë që të arrish deri tek ajo, por që të marrësh shkaqet e shpëtimit. Atë që e kërkon armiku që ta vras dhe nuk arrin ta bëj këtë, për të thuhet se, Allahu e ka shpëtuar. Prandaj, Allahu (Te’ala) ka thënë:

وَلَمَّا جَاء أَمْرُنَا نَجَّيْنَا هُودًا وَالَّذِينَ آمَنُواْ مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا

“Kur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Hudin bashkë me besimtarët e tij.” 3

Dhe thotë Allahu:

فَلَمَّا جَاء أَمْرُنَا نَجَّيْنَا صَالِحًا وَالَّذِينَ آمَنُواْ مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا

“E, kur erdhi urdhri Ynë, Ne – me mëshirën Tonë, e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij.” 4

Dhe thotë Allahu:

وَلَمَّا جَاء أَمْرُنَا نَجَّيْنَا شُعَيْبًا وَالَّذِينَ آمَنُواْ مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مَّنَّا

“Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam me mëshirën Tonë Shuajbin dhe ata që i besuan atij.” 5

Kështu pra, ata nuk u ndëshkuan, por u ndëshkuan të tjerët. Dhe, sikur të mos i veçonte Allahu ata me shkaqet të cilat e shpëtojnë njeriun, edhe ata do të ishin ndëshkuar.

E njëjta gjë është edhe me ata të cilët arrijnë zjarrin, kalojnë mbi të nëpër urën e Siratit, pastaj Allahu i shpëton ata që kanë pasur frikë Allahun, ndërsa keqbërësit do të gjunjëzohen në të.

Dhe, i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e pamë se si në hadithin paraprak “arritjen”në ajetin e parë, sipas asaj që nënkuptohej e shpjegonte me kalimin e urës së Siratit.


1 Merjem 19:71

2 Merjem 19:72

3 Hud 11:58

4 Hud 11:66

5 Hud 11:94

Shpërndaje: