Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit

Komisioni Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fataua Islamijeh 1/16

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është kuptimi i fjalës “umet“ në hadithin e njohur:

“Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”

Transmeton Ibn Maxheh (3992), Tirmidhi (2641) dhe Ebu Daudi (4596). I mirë sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Mesebih (171)”.

Cili është ky grup i vetëm (që do të shpëtojë)? Këto shtatëdhjetë e dy grupet e tjera, a do të mbeten përgjithmonë në zjarr duke u konsideruar kufarë? Gjithashtu, kur thuhet “umeti i profetit” a i përfshinë ata të cilët e pasojnë dhe ata që nuk e pasojnë, apo vetëm ata të cilët e pasojnë atë?

Përgjigje: Kuptimi i termit “umet” në këtë hadith ka për qëllim ata që i janë përgjigjur thirrjes Islame (umetul-ixhabeh), umet ky i cili do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, shtatëdhjetë e dy nga të cilët janë të devijuara, të shpikura, por që nuk dalin nga Islami për shkak të kësaj. Ato do të dënohen për bidatet dhe devijimit që kanë praktikuar, përveç ata të cilët i fal Allahu, dhe përfundimi i të gjithëve do të jetë xheneti. Ndërsa “grupi i vetëm” dhe i shpëtuar është Ehlus-Suneh uel-Xhema’ah, të cilët kapen për sunnetin e profetit ﷺ dhe mbahen fort në atë që ishte vetë ai ﷺ dhe shokët e tij (radijAllahu anhum), e për të cilët profeti ﷺ ka thënë:

”Do të vazhdojë të qëndrojë një grup prej umetit tim të kapur pas së vërtetës. Atyre nuk u bën dëm askush që i braktisë apo i kundërshton. Kështu ata do të vazhdojnë të jenë ngadhënjyes, triumfues e të shfaqur mes njerëzve derisa të vjen dita e gjykimit.” Bukhariu nr 71, 3641 dhe Muslimi nr 1920.

Ndërsa, atatë cilët bidati i tyre i largon nga Islami, ata i përkasin metit që duhet të thirren në Islam (ummetu da’ueh). Të tillët do mbeten përgjithmonë në zjarr dhe kjo është fjala e saktë rreth tyre.

Gjithashtu thuhet se termi “umet” në këtë hadith nënkupton ummetu da’ueh, i cili është term i përgjithshëm, që përfshin të gjithë ata të cilët u është dërguar profeti ﷺ, besimtarët dhe kufarët.

Ndërsa, termi “përveç njërit” është ummetul-ixhabeh. Fjala është për ata të cilët besojnë në profetin ﷺ sinqerisht dhe të cilët vdesin në gjendje të tillë. Ky grup do jetë i shpëtuar nga zjarri,eventualisht me dënim paraprak ose pa të, porse vendbanimi përfundimtar i tyre do jetë xheneti.

I gjithë suksesi vjen prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!

Shpërndaje: