Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/1/332-334)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
172 – Profeti ﷺ ka thënë:
“Në ditën e gjykimit Allahu do t’i thotë personit që do të ketë dënimin më të lehtë në zjarr:
“O njeri! Çfarë mendon për vendin tuaj në zjarr?”
Ai do të përgjigjet: “Vendi më i keq.”
Atëherë i thuhet: “Po të kishe në pronësi tërë botën dhe gjithçka që është në të, a do ta kishe dhënë atë për të dal nga xhehenemi?”
Ai do të përgjigjet? “Po.”
Atëherë, Allahu i thotë: “Ti po gënjen! Unë dëshirova që ti të veproje diçka që është më pak se kaq kur ti ishe në kurrizin e Ademit: “Që të mos adhurosh askënd dhe asgjë karshi Meje dhe Unë nuk do të të fusë në zjarr. Por ti zgjodhe idhujtarinë.” Pastaj ai dërgohet në zjarr.” 1
Nganjëherë dëshira e Allahut, është për qëllim në mënyrë të përgjithshme. Në këtë rast, ajo është e përgjithshme dhe përfshinë të mirën dhe të keqen, udhëzimin dhe devijimin.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell.” 2
Kjo dëshirë ndodh në mënyrë të pashmangshme.
Ndonjëherë dëshira përmendet si sinonim i dashurisë dhe kënaqësisë.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” 3
Ky është kuptimi i përmendur në hadith:
“Unë dëshirova që ti të veproje diçka që është më pak se kaq kur ti ishe në kurrizin e Ademit…”
Kjo do të thotë unë e desha atë. Ky lloj i dëshirës së Allahut mund të mos ndodhë. Allahu -tabarek ue te ala- nuk detyron askënd që t’i bindet Atij edhe nëse ky është qëllimi i ekzistencës së krijesave:
“E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë.”4
Në bazë të kësaj, mund të ndodhë që Allahu -tabarek ue te ala- dëshiron që robi të bëj diçka që Ai nuk e pëlqen, apo që Ai të dëshiroj që robi të bëjë diçka që Ai nuk e dëshiron. Këtë dëshirë Ibnul-Kajimi -rahimehullah- e quan “Dëshira kosmologjike”, duke e bazuar atë në fjalët e Allahut -te ala-:
“Kur Ai dëshiron diçka, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: ”Bëhu!” Ajo menjëherë bëhet.” 5
Në të njëjtën kohë, ai e quan dëshirën që është në përputhje me dashurinë e Tij: “Dëshira fetare”. Ai që e kupton këtë ndarje i shpëton shumë paqartësive në lidhje me kaderin dhe përcaktimin dhe ideologjitë e xhebrive dhe të mutezilive. Kjo shpjegohet në thellësi në librin e çmuar “Shifa-ul-Alil” të Ibnul-Kajimit.
1 Bukhari (2/333) dhe Muslimi (8/134).
2 6:125
3 2:185
4 18:29
5 36:82