“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kur bashkëshortët nuk pajtohen në një çështje fikhu

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhuhdah (25)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua mund të bjen në një mosmarrëveshje me burrin e saj në një çështjetë fikhut. Një shembull i një çështje të tillë është udhëtimi i gruas pa mahrem. Një prej tyre beson se udhëtimi për në Mekë është një udhëtim ndryshe nga personi tjetër. A i lejohet burrit që ta detyrojë atë që ta pasojë mendimin e tij në fikh?

Përgjigje: Përgjigja është:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ

”Burrat janë përgjegjës dhe mbikëqyrës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë.”

Në një çështje të ngjashme duhet të zbatohet njëri prej mendimeve të bashkëshortëve. Pasi që Allahu ka vendosur që gruaja t’i bindet burrit të saj mendimi i saj nuk ka rëndësi në këtë rast. Ajo duhet t’i binden atij. Megjithatë, ata së pari duhet të bashkëpunojnë dhe të përpiqen që ta kuptojnë njëri-tjetrin. Në qoftë se kjo pastaj shpie në atë për të cilën jemi duke folur, ajo duhet t’i bindet atij dhe asaj nuk i lejohet që ta kundërshtoi atë.


1 4:34

Shpërndaje: