Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur bëhen edhkaret e mbrëmjes dhe të mëngjesit?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/14478/%D9%88%D9%82%D8%AA-%D8%A7%D8%B0%D9%83%D8%A7%D8%B1-%D8%A7%D9%84%D8%B5%D8%A8%D8%A7%D8%AD-%D9%88%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B3%D8%A7%D8%A1
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Edhkaret e transmetuara në hadithe, ato të mëngjesit dhe të akshamit, a duhet bërë ato para apo pas namazit? Na bëj dobi, Allahu të dhëntë dobi!

Përgjigje: Çështja është e gjerë, lejohet bërja e tyre para ose pas namazit, nëse i bën para perëndimit të diellit në kohën e ikindisë ky është veprim i mirë ose i bën pas perëndimit të diellit nuk ka problem.

Allahu -xhela ue ala- ka thënë:

“Prandaj lavdërojeni Allahun, kur bie muzgu dhe kur gdhin drita!” Er-Rum, 30:17

Dhe thënia e Tij -xhela ue ala-:

“Dhe madhëro lavdërimin e Zotit tënd, para lindjes së diellit dhe para perëndimit të diellit!” Kaf, 50:39

Është për qëllim që bërja tesbih (subhan Allah), tehlil (la ilahe ilAllah) dhe bërja e dhikreve sheriatike të bëhen në fund të ditës dhe në fillim të natës, këto janë edhkaret e mbrëmjes. Edhkaret e mëngjesit bëhen në fillim të ditës para agimit ose pas namazit të sabahut, ose pas lindjes së diellit, të gjitha këto lejohen, çështja është e gjerë elhamdulilah, po.

Shpërndaje: