Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur bën që burri ta ndalojë gruan e tij nga të vizituarit e familjes së saj?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/20525
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A konsiderohem se po shkëpus lidhjet farefisnore në qoftë se e ndaloj gruan time që ta vizitojë shtëpinë e babait të saj?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar që ta ndalosh atë. Vizita e saj tek familja e vet duhet të jetë e rregulluar në atë mënyrë që nuk të dëmton ty e as të shkëputen lidhjet farefisnore.

Është e detyrueshme që asaj t’i mundësohet ta vizitojë babanë e vëllezërit e saj dhe t’i ruajë lidhjet farefisnore. Përjashtimi i vetëm është nëse në vizitën e saj ka ndonjë dëm. Shembuj: të ketë të këqija/mëkate në shtëpinë e babait, apo nëse babai është i keq në mënyrë që ajo të dëmtohet nga vizita, ose që ai ta thërrasë atë në mëkate. Në këtë rast, nuk ka të keqe nëse e ndalon atë.

Mirëpo, nëse babai është i mirë dhe larg nga të këqijat, dhe se as ti e as ajo nuk dëmtoheni nga kjo vizitë, atëherë nuk duhet ta ndalosh atë. Nëse ti e bën këtë, kjo është shkak i shkëputjes së lidhjeve farefisnore dhe mosrespektimit ndaj prindërve.

Pra, në rast të tillë, nuk lejohet që ajo të pengohet. Gruaja është e obliguar që t’i mbajë lidhjet e saj farefisnore, ndërsa për ty është obligim që t’ia mundësosh këtë gjë. Ajo duhet të qëndrojë në shtëpinë tënde dhe të të shërbejë ty sipas traditës islame. Dhe tradita islame thotë që gruaja duhet ta vizitojë babanë e saj, nënën dhe të afërmit e tjerë.

(Pra, edhe njëherë) Ti nuk ke të drejtë ta ndalosh atë në qoftë se vizita nuk përbën ndonjë të keqe, në mënyrë që feja e saj ose e jote të dëmtohet. Në rast të kundërt, është e lejueshme që ta ndalosh atë. Në qoftë se babai i saj, vëllai ose xhaxhai, etj. janë fasikë në mënyrë që ajo apo ti të dëmtoheni nga kjo vizitë, atëherë është e lejueshme që ta ndalosh atë.”

Shpërndaje: