Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (116/145)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është një imam në një xhami që është Hanefi. Ai u ka thënë xhematit të tij se ai ka një libër në të cilën shkruan në qoftë se nuk e bën nijetin për të agjëruar para ose pas mesnatës, apo duke ngrënë syfyr, agjërimi nuk konsiderohet të jetë i vlefshëm. A është kjo e vërtetë?
Përgjigje: Të gjithë muslimanët të cilët besojnë se ata janë të obliguar të agjërojnë dhe e kanë ndërmend të agjërojnë Ramazanin janë të obliguar që të kenë nijetin për agjërim. Për shembull, nëse ai e dinë se nesër është Ramazan, ai duhet të ketë nijetin për agjërim. Nijeti është në zemër. Kushdo që dëshiron të bëjë diçka, ai së pari duhet ta ketë bërë nijetin. Megjithatë, nuk është e detyrueshme që të shqiptohet nijeti me gojë. Ka konsensus në mes muslimanëve për këtë. Të gjithë muslimanët agjërojnë me nijet dhe agjërimi i tyre është i saktë pa asnjë dyshim.
Pyetje: A duhet bërë nijetin për agjërimin çdo ditë?
Përgjigje: Çdokush që e di që është Ramazan nesër dhe ka për qëllim që ta agjërojë atë, ai veçse ka bërë nijetin për të agjëruar. Kjo vlen pavarësisht nëse ai e ka shqiptuar nijetin me gojë apo jo. Të gjithë muslimanët veprojnë këtë dhe të gjithë ata kanë për qëllim agjërimin.