Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa njerëz japin selam së bashku me Imamin dhe disa të tjerë japin selam pasi që Imami e përfundon selamin e parë. Pra, a është namazi i tyre i vlefshëm? Dhe si është gjykimi për këtë gjë?”
Përgjigje: ”Është e obliguar që selami të jepet pas imamit. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) na urdhëroi, për të bëjmë teslimin pas imamit. Pra nuk është e lejuar, për të bërë teslimin para se të bëjë Imami.
Pra nëse me qëllim jep selam, para selamit të Imamit apo para teslimit të dytë, atëherë namazi është pavlefshëm dhe duhet të përsëritet, nëse namazi është farz. Por nëse nuk ishte namaz i obliguar (farz), nuk është e nevojshme të përsëritet namazi.”