Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Data e fetvas: 16/6-1432 ose 19/5-2001
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: “Kur duhet këshilluar fshehtazi e kur haptazi?”
Përgjigje: “Nëse çështja ka të bëjë vetëm me personin në fjalë dhe jo me njerëzit e tjerë, atëherë ti e këshillon atë fshehtas. Mirëpo nëse me atë këshillë përfitojnë edhe të tjerët, ti duhet të këshillosh haptazi por jo t’ia përmendësh atij emrin dhe të tregosh se çfarë ka vepruar ai. Në këtë rast, ti duhet vetëm të thuash, se: një person ka vepruar këtë dhe se e sakta është kjo.
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Disa njerëz veprojnë kështu dhe kështu …”
Por ai nuk përmendte emrat e tyre.”