Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur duhet ngrënë në ditën e Kurban Bajramit?

Imam Muhammed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)
Burimi: Nejlul-Eutar (3/343-345)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

2/1277 Burejdah -radijAllahu anhu- ka thënë:

“I dërguari i Allahut kurrë nuk e kishte zakon të dilte në ditën e Fitr Bajramit para se të hante. Gjithashtu, ai kurrë nuk e kishte zakon që të hante në ditën e Kurban Bajramit para se të kthehej nga falja e namazit të Bajramit.” [1]

Imam Ahmedi në versionin e tij, shtoi:

“Dhe hante prej Kurbanit që ai e therte.”

(Ky hadith është transmetuar gjithashtu edhe nga Ibn Maxhe, Tirmidhiu, Ibn Hibani, Darakutni, Hakimi dhe Bejhakiu, ndërsa Ibnul-Khatani e konsideron autentik.)

Kurse, Tirmidhi transmeton hadithin:

“Ai nuk hante asgjë ditën e Bajramit, derisa të kishte falur namazin e Bajramit.”

Ai e kishte zakon te hante nga kurbani i tij?

Imam Ahmed bin Hanbeli e konsideron të preferuar mos-ngrënien e ushqimit ditën e Kurban-Bajramit vetëm për atë që ther kurban, për shkak që të hajë nga mishi i kurbanit. E që në realitet, urtësia e kësaj shtyrje qëndron mu në këtë fakt; pra që të prehet kurbani dhe të hahet nga mishi i tij. Prandaj, preferohet që ushqimi i parë i asaj dite të jetë nga kurbani i therur. Këtë gjë e thotë Ibn Kudameh.

Ez-Zejn bin Munejjir ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ në dy ditët e Bajrameve, hante në kohën e përcaktuar për të dhënë sadakanë e veçantë në secilin prej bajrameve. Kur dihet se, në Fitër-Bajramin, koha e dhënies së Sadakatul-Fitrit është para faljes së namazit të Bajramit, ndërsa koha e dhënies sadaka (është fjala për shpërndarjen e mishit të kurbanit të therur (v.p.)) në Kurban-Bajram, është pas therjes së kurbanit.”

Shpërndaje: