Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur duhet pritur edhe më gjatë sesa “periudha e pritjes” së përcaktuar?

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: “El-‘Uddeh Sherhul-‘Umdeh” (458)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Përveç periudhës së pritjes, në tri raste është e ligjësuar të pritet edhe më gjatë:

E para: Nëse menstruacionet e saj ndërpriten për një kohë të gjatë pa e ditur shkakun- Në këtë rast, ajo pret për nëntë muaj. Pas kësaj pritjeje, ajo i shton kohën e pritjes të atyre të cilave nuk u ka ardhur më periudha menstruale (do të thotë ajo pret edhe tre muaj të tjerë v.p.). Argument për këtë është thënia e Umerit radijAllahu anhu, fjalë të cilën nuk e kishte kundërshtuar asnjë prej muhaxhirëve dhe ensarëve, prandaj kjo është konsensus i myslimanëve. Por, nëse ajo e di shkakun e mosardhjes së menstruacioneve, p.sh. për shkak të gjidhënies, apo për shkak të ndonjë sëmundjeje, atëherë ajo pret derisa të mosekzistojë shkaku i tillë, edhe nëse kjo zgjatë, pastaj pret periudhën e pritjes normale. Argument për këtë është rasti i gruas hashimite, e cila kishte kërkuar gjykimin e Uthmanit radijAllahu anhu.

Së dyti: Nëse burri i saj zhduket në pa asnjë lajm- Kjo kategori është dy llojesh:

Në rast se mendohet se zhdukja i ka sjell atij vdekjen, shembull: nëse dikush zhduket gjatë ditës apo natës përderisa ai ka qenë duke u kthyer tek familjarët e tij, nuk është kthyer nga lufta (dhe nuk dihet a ka vdekur apo jo), etj, atëherë ajo duhet të presë katër vjet si periudha më e gjatë e shtatzënisë, pastaj ajo pret aq kohë sa pret gruaja së cilës i ka vdekur burri (katër muaj e dhjetë ditë). Ky është mendimi i Umerit, Aliut, Abdullah bin Umerit dhe Abdullah bin Zubejrit radijAllahu anhum. Thotë Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë: “Ai që nuk thotë me këtë fjalë, nuk ka se çfarë të thotë tjetër gjë, ngase kjo gjë është autentike prej pesë sahabëve të të dërguarit salAllahu alejhi ue selem.”

Por, në rast se ai është zhdukur dhe nuk mendohet se ka vdekur, siç është të vonuarit nga udhëtimi, etj. ajo nuk martohet derisa të bindet për të kundërtën, ngase martesa e saj është sigurt, ndërsa vdekja e burrit nuk është e sigurt.

Së treti: Nëse gruaja dyshon për shkak të shfaqjes së disa simptomave të shtatzënisë, pak para se t’i ketë mbaruar periudha e pritjes- Shembull: fryrja e barkut ose mosardhja e menstruacioneve, etj. atëherë ajo nuk martohet me dikë tjetër, derisa të bien poshtë këto dyshime. Nëse ajo do të martohet, martesa nuk konsiderohet e vlefshme.

Shpërndaje: