Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: el-Asalah, nr. 16
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet të shpërndahet zekatul-fitri disa ditë ose edhe një javë para kohës së vet të caktuar?
Përgjigje: Jo, nuk është e lejueshme sepse kjo bie në kundërshtim me urtësinë e qëllimit të Ligj-Vënësit në lidhje me shpërndarjen e zekatul-fitrit. Allahu dëshiron që të varfrit të kenë ushqim të mjaftueshëm që të mos kenë nevojë për të shtrirë dorën në ditën e bajramit.
Në qoftë se ushqimi shpërndahet disa ditë para ditës së bajramit, urtësia e zekatul-fitrit humbet. I varfëri do ta shfrytëzojë këtë ushqim që ai merr më herët, prandaj do të jetë përsëri i uritur në ditën e Bajramit.
Në të kundërtën është e mundur që njeriu të ndaj zekatul-fitrin e tij një ose dy ditë më parë për shkak të rrethanave të sotme dhe distancës së gjatë që mund të jetë deri tek vendi i arritjes së ushqimit. Për këtë të fundit ka transmetime autentike që thonë se disa sahabë e lejonin këtë.