Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur duhet thënë ماَ شاَءَ الله تَباَرَكَ الله

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse sheh njeriu diçka që i pëlqen, a duhet të thotë: ‘Ma sha’a Allah tebarek Allah’ [1] (Çfarë do Allahu, bëhet. I Lartësuar është Ai). Ose “Ma sha’a Allah tebareka-Allah La Ku’uete ila bil-Lah” [2] (Çfarë do Allahu, bëhet. I Lartësuar është Ai. Nuk ka forcë pa ndihmën e Allahut). Dhe a janë të gjitha të sakta?

Përgjigje: Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse njeriu sheh diçka që e kënaq nga pasuria e tij, le të thotë: “Ma sha’a Allah La Ku’uete ila bil-Lah” [3] (Çfarë do Allahu, bëhet. Nuk ka forcë pa ndihmën e Allahut). Ashtu siç Kurani e përshkruan ngjarjen e dy personave që posedonin kopshtet e tyre.

E kur atij i tha shoku i tij:

“Do të ishte më mirë për ty të thoshe, kur hyre në kopshtin tënd Ma sha’a Allah La Ku’uete ila bil-Lah.” 18:39

Kjo thuhet atëherë kur njeriu sheh diçka që e kënaq nga pasuria e vet. Ndërsa, nëse sheh diçka të mirë që është në posedim të tjetër kujt le të thotë: “Barek Allahu alejhi” (Allahu i dhëntë bereqet në të) apo ndonjë fjalë tjetër të ngjashme si kjo.

Nëse njeriu sheh diçka që e mahnit prej çështjeve të kësaj bote, le të thotë: “Lebbejke innel-‘a’ishe, ‘a’ishul-akhirah” [4] (Të përgjigjemi ty o Zot, jeta e vërtetë është jeta e ahiretit). Kështu thoshte profeti ﷺ.

Thënia “Lebbejk” (të përgjigjemi Ty). E më pas thotë: “innel-‘a’ishe, ‘a’ishul-akhirah” kjo për arsye që t’ia kujtoj njeriu vetës së tij se jeta e kësaj bote sido që të jetë ajo do të kalojë dhe nuk është qëndrimi i përhershëm në të. Sepse jeta e vërtetë është jeta e akhiretit.


[1] ماَ شاَءَ الله   تَباَرَكَ الله

[2] ماَ شاَءَ الله   تَباَرَكَ الله   لاَ قُوَّتَ إِلاَّ بِلّله

[3] ماَ شاَءَ الله   لاَ قُوَّتَ إِلاَّ بِلّله

[4] لَبَّيْكَ إِنَّ الْعَيْشَ  عَيْشُ الآخِرَة

Shikoje videon këtu: https://m.youtube.com/watch?v=umGWUDVGQD4&t=5s

Shpërndaje: