Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur duhet varrosur embrionin?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh el-Arbain en-Neueuijeh, fq. 90
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimame.com

Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Na tregoi i dërguari i Allahut ﷺ, i besueshmi dhe atij që i zihet besë: ”Me të vërtetë çdo njeri formohet në mitrën e nënës së tij duke qëndruar dyzet ditë si një pikë uji, pastaj, pastaj po për aq ditë shndërrohet në droçkë gjaku, pastaj po për aq kohë shndërrohet në një copë mishi. Pas kësaj Allahu ia dërgon një melek i cili urdhërohet me katër gjëra, i thuhet atij shkruajë; punën e tij, furnizimin, jetëgjatësinë dhe nëse do të jetë fatzi (prej banorëve të xhehenemit) ose i lumtur (prej banorëve të xhenetit). Pastaj atij i fryhet shpirti.”

Bukhari (3208) dhe Muslimi (2643).

Kjo dëshmon se embrionit i jepet shpirti pas katër muajve. Pra nëse gruaja aborton pas katër muajve, embrioni duhet të trajtohet si i rritur; duhet të lahet, të qefinoset, t’i falet namazi i xhenazes, të varroset në varrezat e muslimanëve, të emërtohet dhe të theret kurban (akika) për të.

Shpërndaje: