Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/106)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
A fillon koha e pritjes me vdekjen e burrit apo pasi që t’i bëhet me dije gruas për vdekjen e tij? Ajo fillon me vdekjen e burrit të saj. Pra nëse asaj i bëhet me dije për vdekjen e burrit të saj katër muaj pas vdekjes së tij, i mbeten asaj 10 ditë nga koha e pritjes.
Allahu Subhanehu ue Te ala ka thënë:
وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا
”E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë.” 2:234
Ajo fillon me vdekjen e tij. Çështja është e lidhur pra me vdekjen dhe jo me kohën kur ajo mêsom për vdekjen e tij.
E njëjta gjë vlen edhe për divorcin. Nëse burri i tregon gruas së ai e ka bërë divorc atë pasi që ka kaluar koha e pritjes, atëherë konsiderohet që koha e saj e pritjes ka mbaruar.