Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/19171/%D9%85%D8%A7-%D8%A7%D9%84%D8%AD%D9%84-%D8%A7%D8%B0%D8%A7-%D9%83%D8%B1%D9%87%D8%AA-%D8%A7%D9%84%D8%B2%D9%88%D8%AC%D8%A9-%D8%B2%D9%88%D8%AC%D9%87%D8%A7%C2%A0%D9%88%D9%84%D9%85-%D8%AA%D8%B7%D9%82%D9%87
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua u martua me djalin e xhaxhait të saj. Allahu nuk i dha asaj dashuri për të, ajo u largua nga shtëpia e tij që 13 vite. Ajo është përpjekur që ta shtyjë bashkëshortin që ta divorcojë atë, ka kërkuar khula prej tij (që ai ta bëjë divorc dhe ajo t’ia kthejë dhuratën e martesës) ose që të shkojë në gjykatë me të. Ai ka refuzuar të gjitha këto që u përmendën. Ajo e urrente aq shumë sa që preferonte vdekjen sesa një jete me të. Kur familja e saj dëshiroi të rregullonte marrëdhënien e tyre, ajo u hodh nga çatia. Cili është gjykimi për këtë?
Përgjigje: Gruaja e tillë duhet të ndahet nga burri i saj nëse ajo ia kthen mehrin (dhuratën e martesës). Kur gruaja e Thabit bin Kajs -radijAllahu anh- e urreu atë, kërkoi të ndahet prej tij dhe pranoi që t’ia kthejë kopshtin e tij.
Profeti ﷺ i tha Thabitit -radijAllahu anhu-:
“Merre kopshtin dhe ndahu prej saj.”
Transmeton Bukhari (4867) dhe Nesai (3409).
Sepse të jetojë ajo nën përkujdesjen e tij në këtë gjendje e dëmton atë.
Që ajo të jetojë me të në këtë gjendje që u përmend, kjo e lëndon atë pa masë.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk lejohet t’i bësh dëm vetes e as dikujt tjetër.”
Transmeton Ibn Maxheh (2340-2341), Darakutni, Maliku, autentik sipas el-Albanit në “Sahih-ul-Xhami (7517)”.
Legjislacioni Islam ka ardhur për të sjellë dhe për të përsosur dobitë, dhe për të eliminuar dhe reduktuar dëmet. Që ajo të vazhdojë të jetojë me një burrë të tillë është padyshim një dëm i cili duhet likuiduar dhe të marrë fund. Nëse burri refuzon të shkojë me gruan në gjykatë, gjyqtari duhet të anulojë martesën e tyre nëse ajo e dëshiron këtë dhe pranon t’ia kthejë mehrin (dhuratën e martesës). Argument për këtë janë dy hadithet e përmendura si dhe parimet e legjislacionit.
E lus Allahun që tu japë sukses gjykatësve muslimanë në atë që është më e mira për muslimanët dhe vendet e tyre, dhe të refuzojnë padrejtësinë e të padrejtit dhe të mëshirojnë të shtypurin dhe t’ia sigurojë të drejtën e tij.
Allahu -subhaneh- ka thënë:
“E nëse ata ndahen, Allahu do t’u japë atyre furnizim të bollshëm nga begatitë e Tij. Se Allahu është Dorëgjerë dhe i Urtë.” En-Nisa, 4:130