Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Mekanetul-Mer’ah fil-Islam, fq. 569
Përgatiti:www.perlatmuslimane.com
Edhe pse gruas i lejohet të bartë bizhuteri ari, asaj nuk i lejohet që t’i shfaq ato në prani të njerëzve që nuk janë Maharim për të. Prandaj ajo duhet t’i mbulojë bizhuteritë (nëse janë prezent meshkuj të huaj). E njëjta gjë vlen në qoftë se ajo del nga shtëpia në vende të lejuara sikurse në dyqane apo në xhami. Në këtë rast, ajo është e obliguar që t’i mbulojë bizhuteritë e saj. Përveç kësaj, ajo është obliguar që të sigurohet që stolitë të mos kërcasin (ndalesa e tillë përshkruhet në hadith) në qoftë se në atë vend në të cilin gjendet ka burra të huaj.