Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/13-14)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Agimi këtu i referohet agimit të dytë dhe jo të parit. Ekzistojnë tri dallime midis agimit të parë dhe të dytit:
1 – Agimi i dytë shtrihet vertikalisht, ndërsa i pari shtrihet horizontalisht, nga lindja në perëndim.
2 – Agimi i dytë nuk pasohet nga errësira. Ndriçimi i tij bëhet më i fortë derisa të lind dielli. Ndriçimi i agimit të parë zhduket pas një kohe.
3 – Ndriçimi i agimit të dytë është i lidhur me horizontin. Nuk është i tillë ndriçimi i agimit të parë. Mes tij dhe horizontit ka një errësirë.
Agimi i parë nuk ka ndonjë dispozitë në fe. Nuk bëhet e detyrueshme falja e namazit kur ai të hyjë e as nuk bëhet e ndaluar për agjëruesin, në dallim me agimin e dytë.