Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur imami nuk ka abdes!

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (19 B), min: 7.40

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse imamit i kujtohet gjatë namazit se nuk ka abdes, ai duhet të braktisë namazin. Ai nuk i lejohet të vazhdojë të falet dhe të adhurojë Allahun në një mënyrë që nuk është ligjësuar dhe, nga ana tjetër, e zemëron Allahun. Allahu nuk kënaqet që robi të falet pa abdes. Ai duhet të braktisë namazin. Përveç kësaj, ai duhet të emërojë dikë nga xhemati që të vazhdojë të udhëheqë namazin. Nëse ai nuk e zgjedh askë çështja është në dorë të xhematit. Ose ata e përfundojnë namazin vetmas ose lejojnë që dikush të merrë përsipër dhe t’i udhëheqë në namaz.

Sa për të xhematin, namazi i tyre është i saktë. Nuk ka asnjë problem. Nuk ka rëndësi nëse imamit i kujtohet se nuk ka abdes apo nëse i prishet abdesi gjatë namazit. Xhematliu është i arysetuar në çdo rast. Xhematliu nuk e di se imamit iu është prishur abdesi. Përndryshe, ai nuk do të ishte falur pas tij.

Shpërndaje: