“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kur lejohet mbajtja e qenit dhe a lejohet mbytja këlyshëve të vegjël?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/17282

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një person ju drejtohet duke thënë se: nëna e tij e mban një bushtër, e cila ruan shtëpinë dhe kopshtin e tyre. Mirëpo kur ajo i bën këlyshët e saj, ajo ua helmon ata këlysh dhe kështu i mbytë. Ndërsa pyetja është se, a obligohet me shpagim?”

Përgjigje: “Nuk ka të keqe në mbajtjen e qenit për ruajtjen e të mbjellave, bagëtisë ose për gjueti. Ndërsa të mbash qen për ruajtjen e shtëpisë nuk bën.

I dërguari i Allahut -صلى الله عليه وسلم- e ka lejuar mbajtjen e qenit në tre raste: për të ruajtur (jo shtëpinë), për bagëti dhe gjueti, e përveç këtyre rasteve, mbajtja e qenit është e ndaluar. Gjithashtu, ajo nuk duhet t’i mbytë këlyshët e saj.

Nëse ajo nuk dëshiron t’i mbaj këlyshët, atëherë i largon nga shtëpia pasi që ata të jenë rritur dhe të jenë pavarësuar nga nëna e tyre. Por nuk guxon t’i mbytë ata. Përderisa ata ushqehen nga nëna e tyre mos i largo, e kur të rriten dhe të pavarësohen prej nënës së tyre largoji.

Por para kësaj kohe jo, ngase largimi i tyre është mbytje.

Dhe mos i mbyt këlyshët as me helm e as në ndonjë mënyrë tjetër. Allahu na faltë.”

Shpërndaje: