Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur lexohet dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes?

Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

وقت-اذكار-الصباح-والمساء”>https://binbaz.org.sa/fatwas/14478/%D9%88%D9%82%D8%AA-%D8%A7%D8%B0%D9%83%D8%A7%D8%B1-%D8%A7%D9%84%D8%B5%D8%A8%D8%A7%D8%AD-%D9%88%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B3%D8%A7%D8%A1

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet që dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes i transmetuar në hadithe, të lexohet para apo pas namazit?

Përgjigje: Çështja ka hapësirë, të dyja bëjnë. Nëse e bën dhikrin gjatë pasdites (asrit) dhe para perëndimit të diellit, kjo është më mirë por dhe  nëse e bën dhikrin pas perëndimit të diellit, nuk ka problem.

Allahu (xhela ue ala) tha:

فَسُبْحَانَ اللَّهِ حِينَ تُمْسُونَ وَحِينَ تُصْبِحُونَ

 “Prandaj lavdërojeni Allahun, kur bie muzgu dhe kur shfaqet agimi!” 30:17

وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ الْغُرُوبِ

  • Madhëroje dhe lavdëroje Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” 50:39

E rëndësishme është se dhikri i mbrëmjes mund të lexohet si gjatë përfundimit të fundit të ditës ose gjatë fillimit të natës. Dhikri i mëngjesit mund të lexohet gjatë fillimit të ditës, si para namazit të sabahut ashtu edhe pas tij, dhe pas lindjes së diellit. Është e pakufizuar kjo, elhamduliLah.


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=EGfQpSOvwNQ&feature=youtu.be

Shpërndaje: