Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur lejohet të ndërpritet namazi nafile?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/7236.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi për ndërprerjen e namazit nafile për ta zënë namazin e xhenazes?”

Përgjigje: “Namazi nafile nuk ndërpritet për një namaz tjetër nafile. Namazi i xhenazes është prej nafileve. Andaj, mos e ndërpre namazin nafile të cilin e ke filluar. Allahu thotë:

وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ

“…dhe mos i prishni veprat tuaja!” 47:33

Nëse e ke filluar atë, përfundoje atë. Namazi nafile ndërpritet për një namaz farz. Nëse bëhet ikameti për namaz, atëherë e ndërpret namazin (nafile), sepse po thirresh për namaz farz. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا أقيمت الصلاة فلا صلاة إلا المكتوبة

“Nëse thërritet ikameti për namaz, nuk ka namaz tjetër pos namazit farz.”

Por, ta ndërpresësh namazin nafile për një namaz tjetër nafile, kjo nuk është e lejuar.”

Shpërndaje: