Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (12/206-207)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Në disa vende vonohet shkëlqimi i kuq në qiell (pas perëndimit të diellit) me të cilin hynë namazi i jacisë prandaj bëhet vështirë pritja e tij. Çfarë duhet të veprojmë?”
Përgjigje: ”Në qoftë se shkëlqimi zhduket deri në agim, ose në qoftë se ai zhduket pak para agimit saqë ata nuk munden ta falin jacinë para se të hyjë ai agimi, atëherë ata kanë të njëjtin gjykim sikurse ata që nuk kanë kohë të jacisë. Në këtë rast, ata duhet të pasojnë vendin më të afërt që ka kohën e jacisë të pranuar. Një tjetër mendim është se ata duhet të pasojnë kohën e namazit të Mekës.
Dhe në qoftë se shkëlqimi i kuq zhduket kohë të gjatë para agimit, në mënyrë që ata janë në gjendje ta falin jacinë, kështu që ata duhet të presin deri sa të zhduket shkëlqimi.
Përjashtimi është që ata të lodhen nga të qenurit zgjuar dhe nga pritja. Në këtë rast ata bashkojnë namazin e akshamit me atë të jacisë gjatë kohës së akshamit. Kjo është për t’i larguar vëshirësitë. Allahu (Te ala) ka thënë:
يُرِيدُ اللّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ
”Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” 1
هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ
”Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” 2
Në Sahih Muslim transmetohet se Abdullah bin Abasi (radijAllahu anhume) ka thënë:
“Profeti (salAllahu alejhi ue selem) bashkoi namazin e drekës me atë të ikindisë në Medine, pa pasur frikë apo shi.” Ata thanë: “Cili ishte qëllimi i tij?” Ai tha: “Ai nuk dëshiroi që t’ia vështirësoj umetit të tij.”
Kjo do të thotë që umeti të mos kenë vështirësi nga lënia e bashkimit të namazeve.
________________________
1 2:185
2 22:78