Is’hak bin Mensur el-Keusexh
Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmad bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah (1/223-226)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
501 – E pyeta Imam Ahmedin kur tregtia bëhet e ndaluar gjatë së premtes.
Imam Ahmed bin Hanbeli u përgjigj:
“O ju që keni besuar! Kur të bëhet thirrja për falje ditën e xhuma, nxitoni me zell te përkujtimi i Allahut (ligjërata e xhumasë dhe falja e këtij namazi) dhe lëreni tregtinë (dhe çdo punë tjetër). Kjo është shumë më e dobishme, veç sikur ta dinit!” 62:9
Unë pastaj e pyeta në lidhje me cilin ezan kjo vlenë.
Imam Ahmed bin Hanbeli u përgjigj:
Kur të ketë hyrë koha e namazit. Megjithatë, unë kam frikë se bëhet e ndaluar tregtia edhe nëse thirret ezani, edhe pse koha nuk ka hyrë”.
Is’hak bin Rahojah tha:
“Kur muezini thërret për namaz, bëhet e ndaluar tregtia, edhe në qoftë se koha e namazit nuk ka hyrë, edhe pse ata nuk e thërrasin ezanin derisa të ketë hyrë koha.
512 – Unë e pyeta Imam Ahmedin kur duhet braktisur tregtinë dhe biznesin gjatë së premtes.
Imam Ahmed bin Hanbeli tha:
512 – I pyetur se kur do të përmbahen nga tregtia të premten. Ai tha:
Kur dielli ta ketë kaluar zenitin.