“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kur nuk ka as ujë e as dhe

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/173)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Bukhari ka thënë:

2 – Kapitulli nëse as nuk ka ujë e as dhe

336 – Zekarija bin Jahja na tregoi: Abdullah bin Numejr na tregoi: Hisham bin Uruah na tregoi, nga babai i tij, nga Aisha e cila tha se ajo kishte huazuar një zinxhir nga Esma dhe i i kishte humbur. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem), e dërgoi një burrë që e gjeti atë. Koha e namazit kishte filluar dhe ata nuk kishin ujë, pas së cilës ata u falën. Pastaj i treguan të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Pastaj Allahu zbriti ajetin e tejemumit. Usejd bin Hudhejr i tha Aishës:

“Allahu të shpërbleftë! Betohem në Allahun se sa herë që të godet diçka e pakëndshme, vetëm se Allahu e bën të mirë për ty dhe muslimanët. “

Cili është qëllimi me titullin e kapitullit “Kapitulli nëse nuk ka as ujë e as dhe”? Qëllimi është sqarimi se:

“Koha e namazit kishte filluar dhe ata nuk kishin ujë, pas së cilës ata u falën.”

Kjo dëshmon se atij që i mungon uji dhe dheu falet  ashtu sikurse është. Kjo përfshihet nga fjalët e përgjithshme të Allahut Te ala:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

”Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të Allahut.” 64:16

Ndoshta dikush pyet nëse është e mundur që të mos ketë as ujë as dhe? Po, është e mundur. Një shembull është i burgosuri në burg. Një tjetër është i sëmuri i cili nuk është në gjendje që të lëviz dhe nuk ka dikë që mund t’i ofrojë dhe ose ujë. Ka shumë shembuj të tjerë të tillë.

Pra, çfarë veprohet në një situatë të tillë? Ai duhet të presë derisa të gjej ujë ose dhe? Apo ai duhet të falet ashtu si është? Ai duhet të falet sikurse është.

A duhet ti falë vetëm namazet e detyrueshme ose edhe namazet e detyrueshme dhe vullnetare? Ai duhet ti falë të dyja.

_____________________________

1 64:16

Shpërndaje: