Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur pranohet lutja në ditën e xhuma? Feuzan (1)

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Cili është mendimi më i saktë në lidhje me kohën kur pranohet lutja në ditën e xhumasë?

Përgjigje: Në këtë çështje ka mosmarrëveshje në mesin e dijetarëve. El-Hafidh ibn Haxheri përmendi në Fet’hul-Bari më shumë se njëzet mendime në lidhje me këtë. Mendimi më i saktë dhe Allahu e di më së miri, është mendimi të cilin e zgjodhi imam Ahmedi, se ajo është në fund të ditës para perëndimit të diellit. Ky është një mendim, dhe mendimi i dytë është që nga koha kur imami hip në minber deri sa të fillojë falja e namazit. Po.

Shpërndaje: