Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur ta falim namazin e natës: herët apo vonë?

Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui El-Mundhiri (v. 656)
Et-Terghib Uet-Terhib (593)
Komentues: Imam Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani (v. 1420)
Sahih-ut-Terghib Uet-Terhib (1/383)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1185 – Xhabir bin Abdilah -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Ai që frikësohet se nuk do të zgjohet në pjesën e fundit të natës, le ta falë vitrin në pjesën e parë të saj. Ndërsa ai që beson1 se do të zgjohet në pjesën e fundit të natës, namazi në këtë kohë është i dëshmuar dhe dhe kjo është më mirë.”

Transmeton Muslimi (755), Tirmidhi, Ibn Maxheh dhe të tjerët. Hadith është sahi.


1 Do të thotë se ai ka marrë shkaqet për t’u zgjuar.

Shpërndaje: