Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (63)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Nëse hyjë në xhami ndërsa është duke u thirrur ikameti, a më lejohet që t’i fali dy rekate tehijatul mesxhid shpejtë dhe pastaj të bashkohem me xhematin?
Përgjigje: Jo!
Profeti ﷺ ka thënë:
“Nëse thirret ikameti, nuk ka namaz tjetër përveç namazit farz.”
Transmeton Muslimi (710).
Hadithi është autentik. Prandaj nuk lejohet që të falësh asnjë namaz tjetër përveç atij për të cilin është thirrur ikameti.