Imam Ali bin Sultan el-Kari el-Hanefi (v. 1014)
Burimi: Shemmul-´Auarid fi Dhemmirr-Rrauafid, fq. 58-59
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Një tjetër argument për mosbesimin e Rafidave, janë fjalët e Allahut Te’ala:
لِلْفُقَرَاء الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِن دِيارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ وَالَّذِينَ تَبَوَّؤُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِّمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
“Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër, të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë. Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues. Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë”!” 59:8-10
Allahu Te’ala, plaçkën e luftës së jobesimtarëve e ndau për tre grupe njerëzish:
1 – Besimtarët e devotshëm –duke filluar me Muhaxhirët dhe Ensarët.
2 – Pasardhësit e tyre –tabiinët.
3 – Të gjithë besimtarët e tjerë deri në Ditën e Gjykimit. Dhe të gjithë këta i ka cilësuar, duke thënë se: “… thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve”!”
Ky sekt (rafidat) kanë dalë nga rrethi i besimtarëve (nuk janë myslimanë), sepse nuk kërkojnë falje për besimtarë e parë, përkundrazi, ata në zemrat e tyre kanë plotë urrejtje dhe të keqe ndaj tyre. Rafidat, në vend që të kërkojnë falje dhe mëshirë për sababët, ata shpifin ndaj tyre dhe i kritikojë, dhe ajo më e keqja, është se doktrinën e tyre e kanë bazuar në mallkimin ndaj sahabëve.
Sa bukur është shprehur një njeri i mençur, kur tha:
Mallkimi i Allahut është mbi një doktrinë
e cila është e bazuar në mallkime dhe shpifje
Pos kësaj, mallkimi i tyre do të jetë mbi vetë ata në ahiret, dhe mallkimi ndaj tyre është mëshirë shtesë për sahabet, ashtu siç është transmetuar nga Xhabir bin Abdullah radijallahu anhu, se i kishin thënë Aishes: “Ka njerëz të cilët përflasin shokët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, derisa ka prej tyre që përflasin edhe ndaj Ebu Bekrit e Umerit!” Ndërsa ajo i tha:
أتعجبُونَ مِن هَذا؟! إنما قطعَ عَنهم العَمل فأحبَّ الله أنْ لاَ ينقطع عَنهم الأجر
“A çuditesh nga kjo?! Veprimet e tyre kanë përfunduar, ndërsa Allahu ka dashur që shpërblimi të mos u ndërpritet.”