Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kurani është shërim vetëm për besimtarin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/d…

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Allahu (te’ala) thotë:

قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاء

”Thuaj: Ai është udhërrëfyes dhe shërim…” 1

A është Kurani shërim si për besimtarin edhe për jobesimtarin?”

Përgjigje: ”Kurani Fisnik është shërim prej vesveseve, problemeve shpirtërore, brengave, hidhërimit, shërim për zemrën nga epshet dhe dyshimet. Pra siç thashë ai është shërim për zemrën. Siç thotë Allahu (xhela ue ‘ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاء لِّمَا فِي الصُّدُورِ

”O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja.” 2

Allahu (te’ala) ka thënë:

وَيَشْفِ صُدُورَ قَوْمٍ مُّؤْمِنِينَ

”… dhe t’i shërojë zemrat e besimtarëve.” 3

Do të thotë, do t’i shëroj zemrat e goditura nga shqetësimet e ndryshme, mërzia dhe obsesionet. Kurani gjithashtu është shërim për sëmundjet trupore/kronike. Nëse i lexohet Kurani dhe i bëhet rukje nga Kurani dhe dua të bazuara në Sheriat mbi personin e sëmurë, ai shërohet me lejen e Allahut. Kurani pra shëron edhe zemrën edhe trupin. Mu ashtu siç ka thënë Allahu (te’ala) në ajetet e lartpërmendura. Lidhur me jobesimtarin, ai nuk përfiton nga Kurani. Ai nuk shërohet nga Kurani. Ai nuk mund të përfitojë nga Kurani sepse ai nuk e beson atë dhe se Allahu e privon atë nga kjo për shkak të mosbesimit të tij.

Është e vërtetë se jobesimtari mund të shërohet përmes rukjes, siç është përmendur në tregimin ku një grup prej disa sahabëve ishin në udhëtim e sipër dhe kërkuan leje që të pushojnë në një nga vendet ku gjendej një fis, mirëpo ata nuk i lejuan. Ndër kohë, prijësi i atij fisi u pickua nga një gjarpër apo akrep, dhe kështu ata u bën në nevojë për dikë që i bën rukje. Dhe kështu, ata erdhën tek sahabët dhe i thanë atyre se, prijësi ynë është pickuar, dhe a keni ju ndonjë formë që mund të shërojë?

Ata i thanë: ”Po, ne bëjmë rukje, por ju nuk na lejuat që të pushojmë tek ju, prandaj ne nuk do t’i bëjmë atij rukje, përveç nëse na jepni ca dele.” Kështu pra, ata i dhanë ca dele që ata kërkuan, ndërsa njëri prej sahabëve lexoi mbi të pickuarin suren el-fatiha. Kështu Allahu e shëroi atë sikur të mos kishte asgjë. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të mirësisë, vlerës që kanë pasur sahabët dhe vetë Kurani.

Kjo çështje është e pjes’shme, por, përgjithësisht jobesimtari nuk përfiton nga Kurani. Dhe se ky prijës i këtij fisi, ka përfituar për shkak të vlerës dhe mirësisë që kanë pasur sahabët; ky është nder për ta dhe vlerësim i meritave që kanë sahabët dhe vlerave që ka vetë Kurani.”


1 Fusilet 41:44

2 Junus 10:57

3 Teube 9:14

Shpërndaje: