Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (3/174)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kur bëhet fjala për çështjen e Kuranit se a i takon besimit nëse beson se ai është fjalë e pakrijuar e Allahut, i cili vjen prej Tij dhe i cili do të kthehet tek Ai, disa prej tyre filluan të argumentojnë në lidhje me shprehjen ”ai vjen prej Tij dhe tek Ai do të kthehet” dhe të kërkojë një shpjegim të saj.
Unë thashë:
Lidhur me këtë frazë, është transmetuar autentikisht prej Selefëve. Për shembull ka thënë Amr bin Malik:
”Unë kam takuar njerëz gjatë shtatëdhjetë viteve. Ata e kishin zakon të thoshin: ”Allahu është Krijuesi dhe çdo gjë tjetër përveç Kuranit është e krijuar. Kurani është Fjala e pakrijuar e Allahut. Ai vjen prej Tij dhe tek Ai kthehet.”
Disa dijetarë kanë mbledhur transmetime nga ana e profetit (salAllahu alejhi ue selem), sahabet dhe pasuesit e tyre në këtë çështje. Disa prej tyre janë Hafidh Ebul-Fadhl bin Nasir dhe Hafidh Ebu Abdilah el-Makdisi.
”Ai vjen prej Tij” do të thotë se Ai është që e ka shqiptuar atë dhe ai është prej Tij ashtu sikurse është shpallur. Prandaj nuk është ashtu sikurse pohojnë Xhehmitë kur ata thonë se Ai e krijoi Kuranin në ajër dhe të ngjashme, apo se ai ka filluar nga dikush tjetër.
”Tek Ai do të kthehet” do të thotë se ai do të ngrihet deri tek Ai para se bota të përfundojë. Kjo pastaj do të zhduket nga Musahif dhe gjokset. Si pasojë, nuk do të mbetet asnjë fjalë nga ajo në gjokset e njerëzve dhe në Masahif.
Shumica e të pranishmëve u pajtuan me këtë, ndërsa kundërshtarët mbetën të heshtur.