Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kurban të shtrenjtë apo të madh dhe të majmë?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

El-Lika esh-Shehri (76 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është më mirë që të therim një kurban që është i shtrenjtë apo një që është i madh dhe i majmë?

Përgjigje: Shpesh këto shkojnë njëra me tjetrën; kafshët e mëdha zakonisht janë më të shtrenjta. Ndonjëherë mund të jetë e kundërta. Nëse marrim parasysh dobinë e therjes, ne themi se është më mirë që të theret një kafshë e madhe. Dhe nëse marrim parasysh sinqeritetin ndaj Allahut -azze ue xhel-, ne themi se është më mirë që të theret një kafshë më e shtrenjtë. Të shpenzohet një pasuri e madhe për hir të Allahut dëshmon adhurimin tënd të përsosur dhe të sinqertë.

Shiko se çfarë zemra jote mendon të jetë më e dobishme dhe vepro pastaj. Pasi që dy përfitime po ndeshen, atëherë të lejohet të veprosh sipas pëlqimit të zemrës tënde. Nëse beson se shpirti yt do të fitojë besim më të fortë dhe nënshtrim më të madh ndaj Allahut -azze ue xhel- në qoftë se e ther një kafshë të shtrenjtë, there një kafshë të shtrenjtë.

Shpërndaje: