Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush bëhet ueli (kudejtari) i gruas nëse familja e saj janë kufarë?

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Gharatul-Ashritah 2/220

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Nëse një grua bëhet myslimane dhe ajo është nga një familje kufarë dhe dëshiron që të martohet me një mysliman, kush është kujdestari i saj në çështjet sheriatike? Dhe a është e lejueshme për të që të shkojë tek një vëlla për hir të Allahut dhe ta caktojë atë si kujdestar për të?

Përgjigje: Familja e saj nuk llogariten si kujdestar për të. Kështu që ajo duhet të shkojë tek një vëlla dhe ta autorizojë atë në rast martese. Po në qoftë se shteti aprovon gjëra të tilla si kjo, nuk ka gjë të keqe që ajo ti drejtohet shtetit. Sa për kujdestarët kufarë ata nuk janë kujdestari mbi të.

Dhe profeti (sal Allahu alejhi ue selem) thotë:

”Asnjë martesë nuk është e vlefshme përveçse me një kujdestar.”

Dhe ajo që nënkuptohet me këtë është një kujdestar mysliman.

Shpërndaje: