Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherhu Sahihil Bukhari (1/21)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Veprat janë sipas qëllimeve.”
E cila do të thotë, se nuk ka veprim pa qëllim. Çdo person i arsyeshëm i cili e vepron një vepër, duhet ta ketë për qëllim atë gjë që e vepron. Është e pamundur që një person i arsyeshëm të bëjë një vepër pa qëllim. Për këtë arsye disa prej dijetarëve kanë thënë:
”Po të na kishte obliguar Allahu që të veprojmë pa qëllime, kjo do të kishte qenë një detyrë e pamundur.”
Çdo gjë që njeriu ka e për qëllim ajo gjë i jepet atij. Nëse ai ka për qëllim diçka të dobishme, ajo i jepet atij dhe nëse ai ka për qëllim diçka të dëmshme, ajo i jepet atij.
Profeti salAllahu alejhi ue selem e mori hixhretin si shembull të kësaj, duke thënë se kushdo që bën Hixhret për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka bërë hixhret për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, gjë e cila tregon se ai merr atë që ka pasur për qëllim. Kjo gjë dëshmon se Allahu do t`ia lehtësojë atij i cili i çon (vepron) shkaqet në vendin e tyre.
Ndërsa ai i cili nuk i merr shkaqet, Allahu i Lartësuar ka thënë:
”Kush emigron për çështjen e Allahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke emigruar për tek Allahu dhe i dërguari i Tij dhe e zë vdekja (në rrugë), tek Allahu është shpërblimi i tij. Dhe Allahu është Falës dhe Mëshirues i Madh.” 4:100