Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush do të jetë burri i gruas në Xhenet, nëse burri i saj është prej banorëve të Xhehenemit?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ne e dimë se Allahu ka përgatitur Hurel-‘Ain (hyritë) për robërit e Tij besimtarë në ditën e gjykimit në xhenet.

Mirëpo, nëse është një grua besimtare të cilën Allahu e fut në xhenet me mëshirën e Tij, ndërsa burri i saj ka qenë person i keq në këtë botë dhe prandaj nuk hynë në xhenet, atëherë kush do të bëhet burri i saj në këtë ditë? Ju lutem të na shpjegoni këtë, Allahu ju shpërbleftë!”

Përgjigje: “Përgjigjen e kësaj pyetje e marrim nga përgjithësimi i Fjalës së Allahut (te’ala):

نَحْنُ أَوْلِيَآؤُكُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْءَاخِرَةِ ۖ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِىٓ أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ {32} نُزُلًا مِّنْ غَفُورٍ رَّحِيمٍ

“Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur prej Falësit dhe Mëshirëplotit.” 1

Gjithashtu edhe nga ajeti tjetër:

وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ الْأَنفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ وَأَنتُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

“Aty do të ketë çfarë t’ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin; atje do të qëndroni përgjithmonë.” 2

Prandaj, nëse një  grua  është nga  banorët e xhenetit dhe nuk ka qenë e martuar – apo burri  i saj nuk do të jetë nga banorët e xhenetit,– në xhenet ka meshkuj të cilët nuk kanë qenë të martuar në këtë botë, e të cilët do të kenë gra prej hyrive dhe gra nga gratë e kësaj bote, nëse ata dëshirojnë. Prandaj, ne themi në lidhje me gruan se nëse ajo nuk ka burrë apo ka pasur burrë në këtë jetë, mirëpo ai nuk është nga banorët e xhenetit, e nëse ajo dëshiron të martohet, ajo duhet ta ketë atë që ajo e dëshiron, sipas kuptimit të përgjithshëm të këtyre ajeteve. Megjithëse tani për tani nuk më kujtohet ndonjë argument specifik në lidhje me këtë çështje. Allahu e di më së miri.”


1 Fusilet41:31-32

2 Ez-Zhukhruf 43:71

Shpërndaje: