Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush do të vijë dhe ka me vete flamuj të zinjë?

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: En-Nihajetu fil Fiteni Uel Melahimi (1/49)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Këta flamuj të zinjë nuk janë ata me të cilët erdhi Ebu Muslim El-Khurasanij kur ai përmbysi shtetin e Beni Umejjes në vitin 132H.

Këtu bëhet fjalë për flamuj të tjerë të zinjë, të ciliat do të vijnë së bashku me Mehdiun, i cili është; Muhamed Ibn Abdullah El-Aleuij El-Fatimij El-Hasenij (radijAllahu anh). Allahu do ta përmisojë atë gjatë një nate, pra, do ta falë atë, do t`i japë sukses, do t`ia mundësoi atij të kuptuarit (e fesë) dhe do ta udhëzojë atë pasi nuk ka qenë i tillë.

Ai (Allahu) do ta ndihmojë atë me njerëz nga banorët e lindjes, të cilët do ta ndihmojnë dhe do ta vendosin pushtetin e tij, do t`i forcojnë shtyllat e tij (shtetit) dhe ata do të kenë gjithashtu flamuj të zinjë.

Shpërndaje: