“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kush duhet paguar zekatin për stolitë e arit të vajzave?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetaua Erkanul-Islam, fq. 429-430

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një njeri ka vajza të cilave ai u ka dhënë stoli ari. Kur ato bizhuteri të vajzave bashkohen, ato arrijnë nisabin (vlera e caktuar që obligon zekatin) që është e detyrueshme për të paguar zekatin. Por në rast se ato bizhuteri janë të ndara veç e veç ato nuk e arrijnë nisabin. A duhet mbledhur të gjitha stolitë dhe të paguhet për to zekati, apo si duhet vepruar?

Përgjigje: Nëse ai u ka dhënë atyre këto stoli të arit si huazim atëherë ato konsiderohen të jenë pronë e tij që ai duhet t’i mbledhë dhe të paguajë zekat për to nëse ato arrijnë nisabin.

Por, nëse ai ja ka dhënë këto bizhuteri atyre falas, ai nuk është i detyruar që t’i mbledh ato për të paguar zekat. Çdo vajzë posedon pjesën e vet ndaras nga ato tjerat. Ato duhet të paguajnë zekatin për to nëse secila prej tyre arrin nisabin.

Shpërndaje: