Shejkh Sulejman bin Selim er-Ruhejli
Burimi: https://youtu.be/1SHf6pkJrgY
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A e ka obligim për tu falur me xhemat ai që nuk e dëgjon ezanin, për shkak të se ai jeton në një vend joislam ku nuk lejohet thirrja e ezanit jashtë xhamisë?
Përgjigje: Siç e përmenda më parë duhet të llogaritni distancën (deri në xhami), e cila korrespondon me rreth dy kilometra tek dijetarët, sepse në këtë rast dëgjohet ezani. Por nëse jetoni më larg se kaq nuk e dëgjoni ezanin në shumicën e rasteve. Pra nëse jetoni nga një xhami në hapësirën prej dy kilometrash është obligim që të shkosh atje. Ky person merr të njëjtin gjykim sikurse ai që e dëgjon ezanin. Sa për atë që jeton më larg (se dy kilometra), ne kemi përmendur më parë se është detyrë që vendasit e atij lokacioni të falen me xhemat. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë është detyrë që burri në shtëpi të falet me xhemat (me familjen e tij). Ndërsa nëse ai është i vetëm pa pasur xhemat që të falet me ta, ai megjithatë duhet të falet dhe të mos e braktis namazin.