Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush e urren poligaminë është renegat dhe i pafe!

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://sahab.net/forums/showthread.php?t=357218

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa gra nga vende të ndryshme, preferojnë të kenë jetesë perëndimore dhe thonë se nuk është e lejuar poligamia. Nga ana tjetër, ne e dimë se lejohet këtu tek ne sipas Sheriatit. Çfarë është gjykimi për t’ia përshkruar këtë akuzë islamit?

Përgjigje: Ata që urrejnë poligaminë dhe pretendojnë se është më mirë pa të (lejimin e poligamisë), personi i tillë është i pafe (Kafir) dhe renegat (Murted). Kjo, ngaqë ai me këtë, e mohon gjykimin e Allahut dhe nuk pëlqen ligjin e Tij – Allahu na ruajttë.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَرِهُوا مَا أَنزَلَ اللَّهُ فَأَحْبَطَ أَعْمَالَهُمْ

“Kjo për shkak se ata e urrejnë atë që ka shpallur Allahu, andaj Ai i ka zhvlerësuar veprat e tyre.” (47:9)

Ai që urren diçka që Allahu e ka ligjësuar, ai i ka asgjësuar të gjitha veprat e tij të mira. Prandaj, ai që e urren poligaminë dhe e konsideron Sheriatin islam të jetë i padrejtë në këtë çështje, ose që gjykimi i Allahut është jo i duhur, ose që kjo vepër nuk është e mirë, apo martesa tek krishterët është më e mirë se tek ne (ku nuk lejohet poligamia), të gjitha këto, e nxjerrin njeriun nga islami.

E njëjta gjë vlen edhe për atë që thotë se, namazi është i papërshtatshëm dhe se do të kishte qenë më mirë pa namaz ose pa agjërimi ose pa dhënien sadaka apo pa haxh dhe pa poligami. Pra, kushdo që e thotë njërën nga këto gjëra, atëherë ai është i pafe (kafir). E njëjta gjë vlen edhe në qoftë se thuhet se është e lejuar për të qeverisur me ligje të tjera, përveç ligjit të Allahut ose se ligjet e njerëzve janë më të mira. E gjithë kjo, e nxjerr njeriun nga islami – Allahu na ruajt. Pra, nëse dikush urren diçka nga gjërat që Allahu i ka shpallur dhe ka ligjësuar, atëherë personi i tillë është renegat. E njëjta gjë vlen për të gjithë ata që pëlqejnë apo kënaqen me diçka që Allahu e ka ndaluar dhe thonë se ajo është e mirë dhe e përshtatshme, si p.sh.: zinaja, vjedhja etj..

Shpërndaje: