Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush është burri i gruas në Xhenet?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi:http://www.binbaz.org.sa/mat/10383

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kjo është një grua e ve, dhe që kur i ka vdekur burri, vajzat e saj i thonë se ajo nuk do ta shohë burrin e saj në botën tjetër. A e sheh gruaja burrin e saj në botën tjetër?”

Përgjigje: ”Kjo çështje është në dorën e Allahut të Lartësuar. Ai do t’i gjykojë ata dhe nëse gruaja ka pasur disa burra Ai mund të bashkoj midis tyre dhe ajo mund t`i përkasë të fundit dhe mund t`i përkasë të parit. Allahu i Lartësuar është Ai i cili mund t`i shpërblej dhe të gjykoi mbi ta, i Lartësuar është Ai.

Është transmetuar në disa hadithe, zinxhiri i të cilave duhet parë me kujdes, se gruaja ka pasur disa burra ajo zgjedh midis tyre në ditën e kijametit nëse ai është nga banorët e xhenetit, ajo zgjedh midis tyre atë që ka moralin më të mirë, porse sikur e cekëm, zinxhiri i këtyre haditheve duhet të shikohen me hollësi.

Si përfundim mund të thuhet se kjo çështje është në dorën e Allahut të Lartësuar, a do të bashkohet ajo me të fundit apo me të parin apo me ndonjë tjetër nëse ajo ka pasur shumë burra.

Nëse burri i saj është vetëm një dhe ata futen në xhenet, ajo që është më e mundëshmja dhe Allahu e din më së miri, ajo do të jetë më të. Allahu i bashkon ata të dy, kjo mund të jetë e sakta dhe Allahu e din më së miri, porse nuk mund ta caktojmë, Allahu e din më së miri sepse nuk është transmetuar ndonjë hadith i saktë i cili përcakton se nëse gruaja ka burrë dhe të dy hyjnë në xhenet, ajo do të jetë e tij pasi që të futen në xhenet, porse më e afërta që mund të thuhet është se ajo i përket atij.

Nëse ajo ka pasur disa burra, sikurse edhe e cekëm më parë, ka ardhur në disa hadithe edhe pse në zinxhiret e tyre ka dobësi, ka ardhur se ajo zgjedh atë që ka moralin më të mirë në mesin e tyre.

Nga kjo gjë përjashtohen gratë e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), pasi ato janë gratë e tij në botën tjetër. Kjo gjë ka ardhur në sunnet se gratë e tij (salAllahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) do të jenë sërisht gratë e tij në botën tjetër.

Shpërndaje: