Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (17/427-428)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 363: Kush është shoqëruesi (xhini i cili është me njeriun gjithnjë)? A e shoqëron ai të vdekurin në varr?
Përgjigje: Shoqëruesi është një shejtan të cilin Allahu e hedh mbi njeriun. Ai e urdhëron atë me të këqija dhe e ndalon nga punët e mira. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمُ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُم بِالْفَحْشَاء وَاللّهُ يَعِدُكُم مَّغْفِرَةً مِّنْهُ وَفَضْلاً
”Shejtani ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij.” 1
Por, nëse Allahu (subhanehu ue te ala) e begaton robin me një zemër të shëndoshë e të sinqertë që është e kthyer kah Allahu, që i jep përparësi Allahut përpara jetës së kësaj bote, Allahu e ndihmon atë kundër tij në mënyrë që të mos ketë mundësi ta devijojë atë. Ai duhet t’i kërkojë Allahut mbrojtje kundër tyre. Këtë Allahu e urdhëroi kur Ai tha:
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللّهِ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
“Por nëse shejtani të shtyn në ndonjë ves, ti kërko strehim (mbrojtje) te Allahu. Ai është Gjithëdëgjuesi i Gjithëdituri!” 2
Pëshpëritja e shejtanit ka të bëjë që ti të braktisësh bindjen dhe të mëkatosh. Nëse ti ndien se po e braktis bindjen, atëherë kjo është nga shejtani. E njëjta gjë vlen edhe nëse të tërheqësh drejt mëkatit, kjo gjithashtu është nga shejtani. Prandaj, sigurohu që menjëherë t’i kërkosh Allahut mbrojtje kundër tij.
Sidoqoftë, ky pasues nuk shkon me njeriun në varr. Është dukshëm e qartë, se ai e braktis njeriun sapo ai të vdesë. Për shkak se detyra e tij ka përfunduar:
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:
“Kur njeriu vdes i ndërpriten veprat e tij, përveç tre gjërave: sadakaja e rrjedhshme, dija e dobishme (nga e cila përfitojnë njerëzit), ose një fëmijë i devotshëm që lutet për të.”
Transmeton Muslimi (1631).
1 2:268
2 7:200