Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620) dhe Imam Beha’-ud-Din el-Makdisi
Burimi: Umdet-ul-Fikh, faqe. 120, Maktebeh ar-Rushd, 1422/2001 dhe el-Uddeh fi Sherh-il-Umdeh (2/285), Muesseseh err-Riisaleh 1421/2001
Shkurtuar nga www.perlatmuslimane.com
Është obligim ekzekutimi i dënimit ndaj një personi, vetëm nëse ai është përgjegjës për veprën e kryer dhe ai e di se veprimi i caktuar është i ndaluar sipas sheriatit.
Ndërsa, ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga sundimtari ose zëvendësi i tij. I vetmi përjashtim është kur zotëria ndëshkon skllaven e tij për zina. I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Nëse ndonjë nga skllavet tuaja bën zina, atëherë ndëshkoni ato (me dënim të caktuar).” [1]
Megjithatë, askush nuk ka të drejtë që të presë dorën hajdutit, të ekzekutojë renegatin, të ndëshkoj me rrahje me kamxhik të fejuarën e tij apo skllaven me të cilën është martuar.
Ndërsa Imam Beha-ud-Din el-Makdisi (Allahu e mëshiroftë), ka shpjeguar fjalët vijuese të Imam Ibn Kudames (Allahu e mëshiroftë), duke thënë:
“Është obligim ekzekutimi i dënimit ndaj një personi, vetëm nëse ai është përgjegjës për veprën e kryer…”
që do të thotë se, një fëmijë ose një person i çmendur nuk dënohen nëse ata bëjnë zina.
“…dhe ai e di se veprimi i caktuar është i ndaluar sipas sheriatit.”
që do të thotë se një person i cili ka bërë zina dhe pretendon se ka qenë i paditur se veprimi i tillë është i ndaluar dhe me të vërtetë është e mundur që ai të ketë qenë injorant në këtë gjë, p.sh. për shkak se ai është një musliman i ri në fe ose jeton në shkretëtirë, atëherë arsyeja e tij pranohet.
Në raste të tjera, ky arsyetim pranohet, sepse gjykimi për zinanë nuk është i panjohur nga personi që jeton në një vend musliman.
“Ndërsa ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga sundimtari ose zëvendësi i tij.”
Sepse Allahu ka caktuar se këto gjëra i takojnë vetëm sundimtarit apo atij që e zëvendëson atë.
[1] El-Bukhari (6839), Muslim (1703), Ebu Daudi (4469), Ibn Maxheh (2565), ed-Darimi (2240) dhe et-Tajalisi (952).