Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush ishin Ebul Hasan el-Esha’ri dhe Ebu Mensur el-Maturidi?

Shejkh Ebu Abdul A’la Khalid Uthman el-Misri

Burimi: https://youtu.be/eE7LppLrEEE

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dije se Ebul Hasan el-Esha’ri; emiri i tij është Ali Ibn Ismail el-Esha’ri.

Ai lindi vitin 260 hixhrij dhe vdiq në vitin 324 hixhrij; ai vdiq në çerekun e parë të shekullit të katërt.

Ai vdiq rreth 225 vite pasi që vdiq sahabiu i fundit.

Dhe Ebu Mensur el-Maturidi, emri i tij është Muhammed Ibn Muhammed Ibn Mahmud el-Maturidi es-Samarkandi, emërtim i qytezës Maturidi në Samarkand.

Data e lindjes së tij nuk dihet, biografia e tij nuk përmendet në librat me famë të biografive, që do të thotë; vetë Maturiditë pranojnë se ai nuk ka biografi në librat e konsideruar, por biografia e tij është e përmbledhur dhe e shkurtër.

Nuk dihet kur ai ka lindur. Ai vdiq në vitin 330 hixhrij, ai vdiq pas Esha’riut për rreth 9 vjet.

Të dy ata vdiqën në shekullin e 4-të.

Dije se Ebul Hasan el-Esha’ri (Allahu e mëshiroftë), në fazën e tij të parë ai ishte në metodologjinë e Mutezilive, ai qëndroi në metodologjinë e  I’tizzal [Mutezilive] për 40 vite duke pasuar Ebu Ali el-Xhubba’in i cili ishte i martuar me nënën e tij.

Kur Abu Ali el-Xhubbai u martua me nënën e Ebu Hasanit, ai e ndryshoi Ebul Hasan el-Esha’riun për në metodologjinë e Mutezilive, për 40 vite që nuk e njihte Sunnetin, derisa Allahu i dha pendim pas 40 vjetësh [në I’itizaal].

Megjithatë, nuk ishte një pendim i plotë, po ai e braktisi metodologjinë e Mutezilive pasi ai e kuptoi rrugën e shtrembër dhe devijimin e tyre.

Ai pastaj u zhvendos në fazën e tij të dytë dhe ishte ende në bidat dhe jo në Sunnet.

Ai shpiku themelet e retorikës teologjike, ai e braktisi rrugën e Mutezilive dhe u zhvendos në atë që është me më pak devijim, por ende nuk ishin bazat e sahabëve e as pasardhësve të devotshëm.

Këto parime janë ato që Esharitë i pasojnë deri në ditën e sotme, në të cilën Ebul Hasani pohoi vetëm shtatë atribute për Allahun, i shpjegoi me një kuptim të pasaktë.

Pastaj ai i shpjegoi në mënyrë të gabuar dhe mohoi pjesën tjetër të cilësitë të Allahut.

Prej kësaj, ai nuk pohoi se Allahu është mbi arshin e Tij, siç ai transmetoi në librat e Esharive, “se Allahu nuk është lart, as më poshtë, as në të djathtë, as në të majtë”.

Atëherë, ku është Allahu?

Kuptimi [sipas tyre] Allahu nuk ka vend (sipas tyre)…

Pastaj Esha’ri u zhvendos në fazën e tij të tretë, ku ai u pendua nga shumica e këtyre bazave dhe bidateve që ai kishte, dhe po ashtu nuk ishte pendim i plotë, por ishte më i mirë se që ishte më parë.

Ai u pendua dhe u kthye në metodologjinë e sahabëve në shumicën e bazave, përveç një numri të vogël [të bazave] në të cilat ai ishte, në metodologjinë Kulabijjeh.

Kulaabijjeh ishte një sekt përpara Esharive dhe ajo është në të cilën Esharitë bazohen.

Kulabijjeh i atribuohet Ebu Sa’id el-Kulab dhe ata janë ndaj të cilëve Imam Ahmed Ibn Hanbeli paralajmëroi, po ashtu Imamët e Selefëve paralajmëruan kundër sektit Kulabijjeh në kohën e Ahmedit dhe ata sqaruan se ata kundërshtuan besimin e shoqëruesit; metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit.

Sikurse Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh tha në librin e tij Minhaxh-is-Sunneh en-Nebeuijjeh, sa i përket Ebul Hasan el-Esha’rit, atëherë nuk ka dyshim se ai ishte nxënës i Ali el-Xhubba’it.

Megjithatë, ai u nda prej tij dhe u tërhoq nga shumica e metodologjisë së tij, edhe nëse ai qëndroi në disa nga bazat e [Ebu Ali el-Xhubba’it].

[Ebul Hasan el-Esha’ri] kundërshtoi [Ebu Ali el-Xhubba’in] në mohimin e atributeve [të Allahut], ai përshkoi rrugën e Ibn Kul-labit.”

Kjo është pika e dëshmisë.

[Ibnu Tejmijeh thekson më tej] “Por në përgjithësi Ebul Hasan el-Esha’ri u tërhoq në dy librat e tij të fundit; el-Ibaanah an Usul id-Dijeneh dhe librin e tij Risalah ila Ehl-il-Thaghar.”

Ai u kthye në themelet e besimit të sahabëve dhe selefëve të drejtë në shumicën e çështjeve, përveç në disa çështje të vogla, që janë të lidhura me cilësitë veprore që mohoi Kulabijjeh.

Ato atribute që lidhen me dëshirën e Allahut.

[Kulaabijjeh] nuk pohojnë se cilësitë e Allahut që janë Ikhtijarijjeh el-Fi’lijjeh [veprat që Allahu e përshkroi Vetveten me to dhe i bën me zgjedhjen, qenien dhe fuqinë e Tij sa herë që Ai dëshiron, të tilla si: shikimi, dëgjimi, të folurit, dashuria, kënaqësia e Tij, zemërimi, mëshira, zbritja e Tij, ngritja mbi arshin e Tij etj.]

Ebul Hasan i shpjegonte ato në mënyrë të gabuar, njësoj si Kulabijjeh.

Kjo është ajo nga e cila Ebul Hasan el-Esha’ri nuk u tërhoq.

Në librin e tij “El-Ibanah Fi Usul id-Dijeeneh”, [Ebul Hasan] el-Esha’ri rishqyrtoi, u tërhoq dhe hoqi dorë nga shumica e bazave të Esharive.

Shpërndaje: