Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush janë evliatë të cilëve mund tu ndodhin keramete?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/20754

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e vërtetë se njerëzve të mirë (evlijave) u ndodhin gjëra jo të zakonshme (keramete), siç janë ecja mbi ujë, zbulesa të fshehtësive, shfaqje të melaikeve etj.?”

Përgjigje: “Po, ka mundësi që evliave mund tu ndodhin keramete/gjëra jo të zakonshme, nëse ata janë të udhëzuar sipas udhëzimit të Allahut dhe Profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). Atyre mund tu ndodhin keramete atëherë kur ata janë në nevojë apo atëherë kur është e nevojshme që të tjerëve tu shfaqen argumentet. Është fjala për argumentet e fesë. Shembuj të tillë, kemi ajo çfarë i kishte ndodhur ‘Abad bin Beshir dhe Usejd bin Hudajr, të cilët vizituan Profetin (salAllahu alejhi ue selem) në një natë me errësirë të madhe. Kur ata dolën nga shtëpia e profetit (salAllahu alejhi ue selem), një dritë ua ndriçoi rrugën derisa ata u kthyen në familjet e tyre. Ky ishte një keramet i Allahut për ta. Secilit prej tyre iu ndrit rruga të cilën e ecnin.

Gjithashtu, kemi edhe tregimin e et-Tufejl ed-Deusij, prijësit të fisit Deus. Kur ai pranoi islamin, kërkoi nga Profeti (salAllahu alejhi ue selem) që ta lus Allahun që t’i jap atij ndonjë shenjë, në mënyrë që fisi i tij ta besojnë atë në çfarë ai i thërret. Atij iu dha një dritë në fytyrë e cila i shëmbëllente një llambe vajguri. Kur erdhi tek fisi i tij, tha: “O Allah, të mos bjer kjo dritë në fytyrën time”. Allahu ia bëri që drita të dal nga shkopi. Kështu që kur ta ngrejë shkopin, nga ai të dal dritë sikurse të jetë nga llamba e vajgurit. Për këtë arsye, populli i tij e pranuan islamin dhe Allahu i udhëzoi për shkaqet që ua kishte mundësuar atyre.

Kemi edhe ndodhi të tjera të evliave të Allahut, ku, në raste të vështirësive u kishin ndodhur keramete të ndryshme. Për shembull: Ndodhia që i kishte ndodhur Xhurejxhit, ndaj të cilit kishte shpifur një lavire. Ajo kishte pretenduar se, Xhurejxhi kishte bërë me të zina dhe ajo kishte mbetur shtatzënë me të! Në të vërtetë, ajo kishte gënjyer. Banorët e qytetit, i erdhën atij tek dhoma e improvizuar në të cilën ai e kalonte kohën, dhe ia shembën atë në tërësi. Ai u tha atyre: “Çfarë keni?” Ata i thanë: “Ke bërë zina me këtë grua!” Ai ua ktheu: “I Lartësuar qoftë Allahu, unë nuk kam bërë zina?! Ma jepni fëmijën ta mbaj në dorë!” Kur ia sollën atij fëmijën e porsalindur, Xhurejxhi e preku fëmijën me gishtin tregues, dhe e pyeti: “Kush është babai yt?” Ai foli duke thënë: “Babai im është filan bariu,” – ky ishte ai i cili në realitet kishte bërë zina me atë grua (dhe jo Xhurejxhi). Pasi që Allahu ia mundësoi atij fëmije të porsalindur të flas, banorët e qytetit i thanë atij: “Ne do ta ndërtojmë dhomën tënde nga ari!” Por, ai u tha: “Jo, ndërtojeni atë nga balta (ashtu siç ishte).”

Kështu ata ia ndërtuan atë ashtu siç ishte. Qëllimi i gjithë kësaj ishte, pastërtia e tij nga ajo që ata i shpifën atij, dhe falënderimi i takon vetëm Allahut. Tregime të tilla janë të shumta.”

Shpërndaje: