Is’hak bin Mensur el-Kausaxh
Mesa’il-ul-Imam Ahmad bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah (1/223-226)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
502 – E pyeta imam Ahmedin Kujt i lejohet ta lë namazin e xhumasë?
Ahmed bin Hanbeli tha: Bujkut.
Unë pastaj e pyeta në lidhje me atë që frikësohet.
Ai u përgjigj: Po. Nëse ai ka frikë për gjendjen e të sëmurit (që kujdeset për të), Allahu -azze ue xhel- e ka lejuar atë nga pjesëmarrja në namazin e xhumasë.
Ibn Umeri -radijAllahu anhu- e braktiste namazin e xhumasë për shkak të përgatitjes së xhenazes nëse ishte domosdoshme për ta varrosur të vdekurin. Bukhari (3990) dhe Bejhaki (3/185).
Is’hak bin Rahojah tha të njëjtën gjë.