Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush merr fëmijët pas shkurorëzimit?

Imam Harb bin Ismail el-Kirmani 

Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmed bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah, fq. 240.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Unë i thashë Imam Ahmed bin Hanbelit se Profeti (sal Allahu alejhi ue selam) ka thënë:

“Lere djalin të zgjedh në mes të prindërve të tij.”

Si funksionon kjo gjë? Imam Ahmedi u përgjigj: “Kur ai t’i ai mbushë shtatë vjeç, ai zgjedh. Ai ose zgjedh babanë ose nënën.”

E pyeta se, si duhet vepruar në qoftë se fëmija është më i vogël?” Ai u përgjigj: “Ai duhet të mbetet me nënën derisa t’i mbushë shtatë vjeç.”

Pastaj e pyeta nëse fëmija është vajzë. Ai u përgjigj: “Vajza duhet të mbetet me nënën derisa të bëhet për martesë. Pastaj ajo shkon tek i ati i saj.” E pyeta nëse kjo mund të bëhet, kur ajo është gjashtë vjeç? Ai u përgjigj: “Gjashtë apo shtatë.”

E kam pyetur Is’hak bin Rahojën se sa kohë djali dhe vajza duhet të jenë me nënën e tyre të shkurorëzuar? Ai tha: “Unë mendoj se ata duhet të jenë me nënën derisa ata t’i kenë mbushur shtatë vjeç. Pastaj ata mund të zgjedhin.” E pyeta nëse ai mendon se ata duhet të jenë të lirë të zgjedhin. Ai u përgjigj: “Po, Absolutisht.”

Unë pastaj e pyeta nëse ata mund të zgjedhin para se t’i kenë mbushur shtatë vjeç?Ai u përgjigj: “Disa dijetarë thonë se ata mund ta bëjnë këtë para se t’i kenë mbushur pesë vjeç. Por unë mendoj se ata duhet të jenë shtatë vjeç për të bërë zgjedhje të tillë.”

Abdurr-Rrahman bin Ganm ka thënë: “Unë dëshmova se si Umer bin Hatabi e lejojë një djalë të zgjedhin në mes të prindërve të tij.”

El-Uelid bin Muslim ka thënë: “Ata grindeshin në lidhje me një djalë para Umer bin Hatabit. Ndërsa ai lejojë fëmijën të zgjedh dhe fëmija zgjodhi nënën e tij para xhaxhait të tij.” Pastaj Umeri tha“Mirësia e nënës tënde është më e mirë se pasuria e xhaxhait tënd.”

Shpërndaje: